Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Znj. Artemis Malo, zhvilloi një takim të frytshëm me homologun e saj, Ambasadorin e Spanjës në Kanada, Z. Alfredo Martínez Serrano.
Takimi u përqendrua në shkëmbimin e informacionit dhe mundësive të përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Spanjës kanë një historik të thellë që daton që prej vitit 1922. Spanja ka mbështetur vazhdimisht dhe me angazhim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit të vendit tonë.