Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Znj. Malo, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Znj. Anne Kang, Ministre e Edukimit dhe Aftësive të Ardhshme. Takimi u përqendrua në avancimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e arsimit dhe edukimit, duke diskutuar mundësitë për realizimin e marrëveshjeve të përbashkëta në këto sektorë.
U shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy palëve në fusha të ndryshme, përfshirë zhvillimin e programeve dhe kurrikulave mësimore, si dhe forcimin e lidhjeve mes niveleve akademike të dy vendeve.