Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Znj. Malo, zhvilloi një takim të frytshëm me Znj. Susie Chant, Sekretare Parlamentare dhe zyrtare përgjegjëse për Korporatën Konsullore të Provincës së Kolumbisë Britanike.
Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy palëve dhe për intensifikimin e angazhimit në fushën e diplomacisë parlamentare. Të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për të vijuar me iniciativat e përbashkëta në këtë drejtim në një të ardhme të afërt.