Në datë 18 dhjetor 2022, në Ditën Kombëtare të Diasporës, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, shoqëruar nga z. Ermal Muça, Ambasador i Shqipërisë, zhvilloi një takim, në galerinë Ambigu, me anëtarët e komunitetit shqiptaro-kanadez në Montreal. Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e komunitetit u shkëmbyen një sërë ide për projekte bashkëpunimi në të ardhmen.
Ky takim përkoi dhe me 5-vjetorin e themelimit të kësaj qendre arti, e cila shërben po ashtu edhe si qendër për promovimin e kulturës shqiptare dhe zhvillimin e takimeve të komunitetit shqiptar në Montreal.