Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Heidi Kutz të cilën e ka uruar për detyrën e re si Zyrtare e Lartë për Arktikun dhe Drejtore e Përgjithshme për Çështjet e Arktikut, Euroazisë dhe Evropës në Departamentin e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit të Kanadasë.
Bashkëbiseduesit janë fokusuar mbi tema të interesit të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.