Shoqata e Komunitetit Shqiptar në British Columbia është një nga shoqatat e para të krijuara në Kanada. Themeluesit e saj janë shqiptarët, që me mund e sakrificë ngritën jetën e tyre si çdo emigrant tjetër, por gjithmonë duke mbajtur gjallë traditat dhe rrënjët e forta patriotike të atdheut.
Kjo shoqatë ka trashëguar me përkushtim, përmes brezave, çdo element kulturor, historik dhe familjar të Shqipërisë, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve dhe identitetit të komunitetit shqiptar në diasporë.
Faleminderit për kontributin dhe përfaqësimin tuaj!