Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo, zhvilloi sot një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kanada, Z. Can Dizdar.
Gjatë takimit, të dy diplomatët shkëmbyen mendime mbi aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe ndërveprimit rajonal në kuadër të pranisë së komuniteteve të tyre në Kanada.
Në qendër të diskutimit u theksuan:
– Nxitja e integrimit dhe dialogut ndërmjet komuniteteve ballkanike në Kanada, në funksion të forcimit të bashkëjetesës dhe vlerave të përbashkëta kulturore.
– Rritja e partneritetit mes Shqipërisë dhe Turqisë, të mbështetur në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim të sinqertë dhe interesa strategjike të përbashkëta.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, duke konfirmuar gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në nivel diplomatik dhe komunitar në të ardhmen.