Më datë 16 dhjetor 2022, në kuadër të zhvillimit të punimeve të segmentit të larte të Konferencës së COP-15, znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, zhvilloi një takim me znj. Bérangère Couillard, Sekretare e Shtetit të Francës për mjedisin dhe ekologjinë.
Tema kryesore e këtij takimi ishte roli i gruas si promotore e kujdesit mjedisor dhe motor i zhvillimit të agroturizmit.