Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo, priti sot në një takim zyrtar Z. Yap Ong Heng, Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Transportit dhe Dërguar Special i Ministrit për Transportin të Singaporit, si dhe Z. Chan Guolong, Ushtrues Detyre i Zëvendësdrejtorit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Dialogu u përqendrua kryesisht në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit dhe arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e transportit. Po ashtu, u diskutua për mundësitë e trajnimit të zyrtarëve shqiptarë përmes programeve të ndryshme, me një histori të suksesshme, ku Shqipëria ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive.