Takimet letrare të organizuara virtualisht nga Shoqëria e Ekselencës Shqiptaro-Kanadeze në koordinim me ambasadën, synuan promovimin e leximit në gjuhën shqipe, veçanërisht ndër brezin e ri, si edhe njohjen më nga afër të veprës së autorëve shqiptaro-kanadezë dhe letërsisë shqipe, si një lidhje e fortë me gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar.
Seria e mbrëmjeve letrare të cilat filluan në tetor u shtri edhe përgjatë nëntorit, Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario dhe u përcoll me interes nga komuniteti.
Gjatë kësaj serie takimesh bashkëbiseduan me lexuesit e pranishëm autorët shqiptaro-kanadezë Përparim Kapllani, Arben Kallamata dhe Jeta Vojkollari.