Z. Igli Hasani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, mori pjesë në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, të mbajtur në Montreal, më datë 30-31 tetor 2024.
Punimet dy-ditore të Konferencës, të organizuar nga Kanadaja, Ukraina dhe Norvegjia, u fokusuan në adresimin e nevojave urgjente humanitare, të lindura si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Shqipëria shprehu angazhimin për të qëndruar të bashkuar me qëllim trajtnimin e kostove njerëzore të agresionit rus.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike.
Jemi të vendosur që paqja, stabiliteti dhe drejtësia për Ukrainën duhet të mbizotërojë.