Më datë 02 tetor 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e sapoemëruar e RSH-së në Kanada, u mirëprit në një takim kortezie nga z. Francesco Sorbara, Deputet dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit Parlamentar të miqësisë Kanada-Evropë, si edhe anëtar i Grupit të Miqësisë Parlamentare Shqipëri-Kanada.
Në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet ndërparlamentare ndërmjet dy vendeve, projekte me interes të ndërsjellë, marrëveshjet në negocim si edhe mundësitë për negocim të marrëveshjeve të reja me karakter ekonomiko-tregtare, mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, inteligjencës artificiale si edhe arsimit.