Më datë 16 dhjetor 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e RSH-së në Otava, mirëpriti në një takim kortezie z. Jerry Sherman, President i organizatësjofitimprurëse Embassy Connections, e cila shërben ndaj deputëtëve, senatorëve, përfaqësuesve gjyqësorë kanadez, ndaj Trupit diplomatik të akredituar në Kanada, si edhe ndaj drejtuesve të lartë të korporatave të vendosura në territorin kanadez.
Gjatë këtij takimi u diskua mbi çështjet dhe aktivitetet prioritare të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga Përfaqësia gjatë muajëve në vijim, mbi rolin e Embassy Connections, mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Përfaqësisë dhe organizatës, si edhe mbi promovimin e siteve turistike shqiptare edhe në Kanada.