Më datë 25 tetor 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e RSH-së në Kanada, zhvilloi një takim me oficerë të lartë të Agjencisë të Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, në ambientet e Ambasadës shqiptare në Otava.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rolin e Canada Border Services Agency, mundësitë e bashkëpunimit me autoritete homologe në Shqipëri si edhe organizimin e takimeve informuese për komunitetin shqiptar në vijim.