Në datën 2 Mars 2026, Ambasador Sami Shiba priti ne takim përfaqësues të agjencisë turistike “Pearl Travel Group”, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshem i saj, Mohamed Bendary. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i profilit të agjencise, faktit që kompania është edhe e regjistruar në Shqiperi, si dhe faktit tjetër që ajo është emërur Agjent i Përgjithshëm i Shitjeve (GSA) nga GTBeds (kompani nga Emiratet, në fushën e turizmit, me shtritje në të gjitha vendet e Gjirit), duke shtuar se agjencia Pearl Travel Group synon të promovojë destinacionet shqiptare për turistët e egjiptianë dhe të gjithë hapsirës së Gjirit përmes rrjetit të agjentëve në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emirate dhe Katar. Zoto Bendary prezantoi gjithashtu edhe lidhjen me sektorin e aviacionit, për të cilën është nënshkruar një marrëveshje partneriteti me “Ajet”, e njohur si linje turke që mbulon pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit. Kërkesa e tij ishte që të ndihmohej nga Ambasada kryesisht për grupe turistesh apo individe nga Egjipti në Shqipëri.
Ambasador Shiba vlerësoi iniciativën e agjencisë turistike, Pearl Travel Group, e cila jo vetëm që do të rrisë fluksin e turisteve në Shqiperi, por gjithashtu do të ofrojë më shumë mundësi për promovimin e kapaciteteve tustiste shqiptare në Egjipt dhe në te gjithë rajonin. Lidhur me kërkesën e bërë për ndihmë, Ambasadori Shiba siguroi Drejtorin e Përgjithshëm të agjencisë se Ambasada e ka prioritet mbështetjen për zhvillimin, promovimin e turizmit, si dhe shtimin e numrit të turistëve nga ky rajon që vizitojnë Shqipërinë, dhe, në këtë konteskt, edhe ju do të keni mbështetjen e Ambasadës në lehtesimin e procedurave, gjithmonë në respekt të rregullave dhe kritereve, të cilat janë të gjitha online


