Në ambientet e Ambasadës sonë, Ambasador Shiba ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë “Egyptian Engineering for Contracting”. Qëllimi ishte prezantimi i projekteve dhe strategjisë së kompanisë për të bashkëpunuar me kompani shqiptare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
Ambasadori Shiba prezantoi situatën favorizuese të investimeve të huaja në Shqipëri që vitet e fundit kanë një rritje të konsiderueshme sidomos në fushën e ndërtimit, turizmit dhe agro-industrisë. Në këtë kuadër, ai theksoi edhe se kuadri ligjor ndërmjet dy vendeve, marrëveshjet e ndëshkruara dhe në proces e lehtësojnë këtë bashkëpunim, duke sugjeruar edhe kontaktet e drejtpërdrejta të kompanisë me AIDA dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.



