Më 20 Tetor 2024, me ftesë të Zv.Kryeministrit, njëherësh dhe Ministër i Shëndetësisë i Repubikës Arabe të Egjiptit, Khaled Abdel-Ghaffar, Ambasadori Sami Shiba mori pjesë në Sesionin e hapjes së Kongresit Global mbi Popullsinë, Shëndetin dhe Zhvillimin Njerëzor, që u mbajt në Kajro, Egjipt, më 21-25 Tetor 2024, nën kujdesin dhe prezencën e Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Sh.T. Abdel Fattah El-Sisi, dhe që kishte si bosht njohjen e rolit jetësor të kapitalit njerëzor në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies për të gjithë; ndërlidhjen e thellë midis dinamikës së popullsisë, shëndetit dhe zhvillimit njerëzor.
Në fund të këtij eventi, Ambasadori zhvilloi një bisedë të shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë, SHTZ Badr Abdelatty. Diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, bashkëpuniminj politik, shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë, mbajtja e Sesionit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik etj. Minbistri Abdelatty, ndër të tjera tha se, brenda një kohe të shkurtër, do të zhvillojë vizitën në Shqipëri.
Newsroom
Ambasadori merr pjesë në Sesionin e hapjes së Kongresit Global mbi Popullsinë, Shëndetin dhe Zhvillimin Njerëzor