Më 25 Maj 2025, Ambasadori Sami Shiba, priti në takim Z. Basam Mohsen, Drejtor i Përgjithshëm dhe Z. Hamzeh M. Khashman, Zv.Drejtor i Përgjithshëm të JORDAN AVIATION Co, si dhe Z. Mohammsd Hammad, Drejtor i Përgjithshëm i MONTANA Travel & Tourism Co., nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë. Takimi, sipas tyre, ishte në vijim të vizitës në Tiranë, më 02 Maj 2025, të Mbretit të Jordanisë, Madhërisë së Tij, ABDULLAH II, veçanërisht sugjerimit të Ministrit të Jashtëm të Jordanisë, ShT. Ayman Safadi, në takimin me Presidentin dhe Kryeministrin, për shkëmbimin e eksperiencës, me synimin rritjen e numrin e turistëve nga Jordania në Shqipëri dhe anasjelltas.
Përfaqësuesit e JORDAN AVIATION dhe MONTANA Travel & Tourism Co., Jordani, u shprehen se, referuar interesit të shtetasve jordanezë për të udhëtuar dhe kaluar pushimet në Shqipëri gjatë periudhës së turizmit, jemi të gatshëm të fillojmë përgatitjen e grupeve turistike dhe dërgimin e tyre në Shqipëri me Charter. Në këtë kontekst, Z. Basam Mohsen, Drejtor i Përgjithshëm i Jordan Aviation dhe Z. Mohammsd Hammad, Drejtor i Përtgjithshëm i Montana Travel&Tourism Co., kërkuan që të shihet mundësia e lehtësimit të procedurave të vizave për grupet turistike.
Newsroom
Takim me përfaqësues të JORDAN AVIATION dhe MONTANA TRAVEL Co., Jordani