Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Zoti Bajram Begaj, së bashku me bashkëshorten, me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II ibn Al Hussein, Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, në datat 21-24 Shkurt 2026, zhvilloi një vizitë zyrtare në Jordani, e cila pason vizitën zyrtare të Mbretit Abdullah II në Tiranë, në 2 Maj 2025.
Pas pritjes nga Mbreti Abdullah II dhe Mbretëresha Rania, si dhe ceremonisë zyrtare, Presidenti Begaj zhvilloi një takim të veçantë me Mbretin Abdullah II, në prani dhe të bashkëshorteve respektive. Në vizitën dhe takimet e zhvilluara, Presidenti Begaj shoqërohej nga Ambasadori Sami Shiba. Në takimin e zhvilluar në vijim, midis Presidentit Begaj, me praninë edhe të delegacionit dhe Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, me praninë dhe të Lartësisë së Tij Mbretërore Princ Ghazi bin Muhammad, Zv.Kryeministrit, njeherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve ShT Ayman Safadi, dhe delagacinit, Mbreti Abdullah II dhe Presidenti Bagaj rikonfirmuam marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Jordanisë dhe shprehëm vendosmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe ndanë të njëjtin vlerësiom se Shqipëria dhe Jordania janë dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta, një qasje të moderuar në politikën ndërkombëtare dhe një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit dhe dialogut.
Gjatë vizitës, Presidenti Bagaj u takua dhe me Kryeministrin Dr. Jafar Hassan, me të cilin ndanë të njejtin mendim se vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë dëshmojnë vullnetin e të dy vendeve për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit, duke shtuar se kjo vizitë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të shërbejë për ta konsoliduar bashkëpunimin politik, ekonomik, atë të sigurisë, si dhe zgjerimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Referuar vlerësimit të Kryeministrit Hassan, që u shpreh se tashmë ne kemi një hartë të qartë të fushave të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe se mbetet që të shtojmë angazhimin për konkretizimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, Presidenti Begaj, vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për të forcuar dimensionin ekonomik të bashkëpunimit dhe zhvillimit të turizmit, duke theksuar njëherësh rëndësinë që ka në këtë drejtim vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis dy vendeve.
Kreu i Shtetit i shprehu Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, falënderimin për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e saj në forume ndërkombëtare, si dhe angazhimin për njohjen edhe nga vendet e tjera të OBI dhe Lidhjes Arabe.



