Gjenevë, 26 nëntor 2024
Sesioni i 115-të i Këshillit të IOM-it
Rrugët e migrimit të rregullt: një thirrje globale për veprim
Sot në Gjeneve u hapen punimet e Segmentit të Nivelit të Lartë të Sesionit të 115 të Këshillit te Organizatës Ndërkombëtare te Migracionit, diskutimet e të cilit u përqendruan në temën e Rrugëve te Migrimit të Rregull- si një thirrje globale për veprim.
Në fjalën e tij kryetari i delegacionit shqiptar Zv. Ministri i Brendshëm z. Andi Mahila theksoi se qeveria shqiptare:
- mbetet e angazhuar për gjetjen e zgjidhjeve te qëndrueshme për një migrim te rregullt e të sigurt, që kërkon një koordinim të përbashkët të gjithë aktorëve kombëtar e ndërkombëtar
- ka shënuar një progres të rëndësishëm në menaxhimin e migracionit, veçanërisht me hapjen zyrtare të Kapitullit të parë të negociatave me BE-në, që përfshin Kapitullin 24 “Drejtësi, Liri dhe Siguri”.
- ka miratua Strategjinë Kombëtare të Migracionit (2024-2030) dhe Planin e Veprimit (2024-2026), në përputhje me Paktin Global për Migracionin dhe Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
- Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ka arritur rezultate konkrete përmes angazhimit në Procesin e Berlinit dhe kryesimin deri në korrik 2025 te Nismës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët (MARRI)
- vlerëson rolin e IOM-it si një partner kyç për Qeverinë shqiptare në hartimin dhe monitorimin e kuadrit ligjor për lëvizjen e lirë dhe sigurt