Gjenevë , 8 janar 2025
Më datë 8 janar 2025, Këshilli i të Drejtave të Njeriu zhvilloi takimin organizativ për zgjedhjen e Troikës të tre sesioneve të Rishikimit Periodik Universal (UPR), që do të mbahen gjatë vitit 2025, përkatësisht sesionet UPR48, UPR49 dhe UPR50. Roli i Troikës është lehtësues në procesin e UPR-së. Vendi ynë në cilësinë e anëtarit të KDNJ-së ka detyrimin të jetë pjesë e Troikës në të gjitha sesionet e UPR-së. Në lidhje me Sesionin UPR49, i cili do të zhvillohet nga data 28 prill deri më 9 maj 2025, vendi ynë do të jetë pjesë e Troikës për Republikën e Kiribatit, së bashku me Kosta Rikën dhe Vietnamin.