Komiteti Përgatitor për Konferencën e Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) të vitit 2026.
22 korrik – 2 gusht 2024
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi po merr pjesë në punimet e sesionit të dytë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) të vitit 2026.
Komiteti Përgatitor do të vijojë punimet nga data 22 korrik deri më 2 gusht 2024.
Komiteti do të trajtojë shumë çështje të rëndësishme në lidhje me:
– zbatimin e NPT-së, në parandalimin e përhapjes, transferimit, zotërimit dhe kontrollit të armëve bërthamore;
– transparencën mbi informacionin për arsenalin bërthamor;
– promovimin e bashkëpunimit në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore;
– universalizimin e tij;
Në përfundim, Komiteti do të japë rekomandime për Konferencën e Rishikimit.