Në datat 19-23 gusht 2024, në Gjenevë u zhvilluan punimet e Konferencës së 10-të të vendeve palë të Traktatit të Tregtisë së Armëve (ATT).
Punimet u ndoqën nga Misioni i RSH-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Nder çështjet e trajtuara ishin: universalizimi, zbatimi, transparenca dhe raportimet kombëtare, bashkëpunimi ndërmjet agjensive.
Këtë vit konferenca përkoi me 10 vjetorin e hyrjes ne fuqi te Traktatit dhe ne ketë kuadër mirëpriti Deklaratën e Përbashkët te propozuar nga Britania e Madhe, mbështetur nga 55 vende anëtare përfshirë dhe Shqipërinë.