Në datat 26-30 Gusht 2024, u zhvillua takimi i dytë i Grupit të Ekspertëve Qeveritarë në lidhje me teknologjitë në zhvillim në fushën e sistemeve të armëve autonome vdekjeprurëse (LAWS), në kuadër të Konventës për disa Armë Konvencionale (CCW).
Punimet e takimit u ndoqën nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Misionit të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë. Gjatë këtij takimi ekspertët diskutuan:
- Ndërtimin e një instrumenti detyrues, duke përfshirë karakteristikat e sistemeve të armëve autonome vdekjeprurëse (LAWS),
- përputhshmërinë e tyre me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare,
- mënjanimin e rreziqeve përmes testimeve rigoroze,
- proceseve të vlerësimit, zbatimin e mekanizmave të sigurisë etj.
Këndvështrimet e vendeve gjatë këtij takimi do të shërbejnë si një themel i rëndësishëm për vijimin e punës në zhvillimin kuadrit rregullator dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për sistemet e LAWS.