Gjenevë, më 25 tetor 2024
Në kuadër të Konferencës së 34-t Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe mbledhjeve organizative një delegacion i Kryqit Kuq Shqiptar merr pjesë në punimet e tyre.
Ambasadorja e Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, znj.Vasilika Hysi zhvilloi një takim me përfaqëszesit e Kryqit Kuq Shqiptar: z. Ylli Alushi, z. Artur Kartuci dhe znj. Elvetina Stillo.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e Kryqit të Kuq në Shqipëri në përgatitjen dhe përgjigjet në rast të katastrofave dhe emergjencave civile dhe ndihmën e parë; bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar në këto periudha të vështira dhe me konflikte në shumë vende të botës, dhe trajnimet për ndihmën e parë.
Kryqi i Kuq Shqiptar është krijuar në vitin 1921.