Gjenevë, 21 tetor 2024
Ambasadorja e Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë znj. Vasilika Hysi zhvilloi një takim me znj. Chitralekha Massey, shefe e seksionit për të drejtat e personave të moshuar, dega e çështjeve të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror pranë Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Misionit të Shqipërisë dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë për adresimin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të të moshuarve në Gjenevë.
Shqipëria si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, është e angazhuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo personi pa diskriminim, përfshirë personat e moshuar.