Gjenevë, 20 tetor 2024
Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Gjenevë, Ambasadore Vasilika Hysi zhvilloi një takim me përfaqësuesin e zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, z. Muhat Sahin.
Gjatë takimit Ambasadorja Vasilika Hysi dhe z.Sahin diskutuan për të mundësitë e bashkëpunimit në Gjenevë, në kuadër të Këshillit të Drejtave të Njeriut, me përparësi të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë modelet evropiane të garancisë për fëmijët dhe të rinjtë më të rrezikuar.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për të promovuar, respektuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo fëmijë.