Gjenevë, 18 tetor 2024
Sot nisi punimet në Gjenevë sesioni i 149 i Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar, në të cilin merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjenevë, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamble, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj.Elisa Spiropali vizitoi Misionin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, raportimet në kuadër të konventave dhe procesin e Rishikimit Periodik Universal të Shqipërisë që do të zhvillohet më datë 4 Nëntor 2024.