Më 7 nëntor 2024 Shqipëria nënshkroi zotimin e Gjenevës për veprime për veprime klimatike të përgjegjshme gjinore. Në cermoninë e nënshkrimit të zotimit mori pjesë Ambasadorja znj. Vasilika Hysi.
Ky zotim pranon se kriza klimatike përbën një kërcënim thelbësor dhe urgjent për planetin tonë dhe njerëzit e tij, me ndikime disproporcionale tek gratë, vajzat dhe ato në situata të cenueshme dhe të margjinalizuara. Zotimi pranon përgjegjësinë e përbashkët, si udhëheqës dhe vendimmarrës, për të ndikuar në ndryshim.
Duke shfrytëzuar ndikimin kolektiv dhe duke arritur për veprime klimatike të përgjegjshme gjinore, ne mund t’i adresojmë këto pabarazi dhe të lartësojmë udhëheqjen e grave, vajzave dhe komuniteteve të nënpërfaqësuara në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.