Gjenevë, 15 nëntor 2024
Shqipëria si anëtare e KDNJ-së është e përkushtuar të mbështesë multilaterizmin dhe përfshirjen e vendeve te vogla dhe më pak zhvilluara në Këshill.
Në veprimtarinë e organizuar nga Misioni i Maldiveve dhe Maricius në bashkëpunimin me zyrën e Komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me angazhimet e shteteve për mbështetjen e Fondit të Besimit për vendet më pak të Zhvilluara dhe shtetet në zhvillim ne ishujt e vegjël, Ambasadorja znj. Vasilika Hysi ritheksoi rëndësinë e fondeve për promovimin e gjithëpërfshirjes dhe vlerësoi përpjekjet e shteteve për Fondin e Besimit.
Shqipëria është e angazhuar të mbështesë asistencën teknike si një komponent i rëndësishëm i veprimtarisë së Komisionerit.
Shqipëria do të vijojë të promovojë politikat që mbështesin angazhimin dhe pjesëmarrjen e vendeve të vogla në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe në sistemin e Kombeve të Bashkuara.