13 tetor 2024
Procesi i integrimit t Shqipërisë në familjen evropiane është mëse i merituar.
Në këtë proces kanë kontribuar dhe do të vazhdojnë kontributin e tyre shumë institucione qeveritare, institucione të pavarura, parlamenti, shoqëria civile, ekspertë, akademikë, media dhe qytetarë shqiptarë.
Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në vend dhe kudo.
Shqipëria do të vijojë përpjekjet e saj për konsolidimin e reformave të ndërmarra për një qeverisje të mirë, forcimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut.