Konferenca Diplomatike për Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Asociuara po vijon punimet në Gjenevë (13-24 maj 2024).
Kjo Konferencë Diplomatike e organizuar nga WIPO, është faza përfundimtare e negociatave përpara miratimit të një instrumenti juridik ndërkombëtar. Instrumenti i ardhshëm synon:
- të rrisë efikasitetin, transparencën dhe cilësinë e sistemit të patentave”
- të parandalojë që patentat të jepen gabimisht për shpikjet që nuk janë të reja ose shpikëse në lidhje me burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale të lidhura me burimet gjenetike”.
Shqipëria përfaqësohet në konferencë nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Pronësinë Intelektuale, znj. Rovena Beqiraj, Drejtore dhe znj. Rudina Bollano, Ambasadorja Vasilika Hysi dhe Misioni i RSH-së në Gjenevë.
Shqipëria uron që pas 20 vite negociata, ky instrument të miratohet gjatë kësaj konference.
—-