Gjenevë, 9-10 tetor 2024
Në Gjenevë po zhvillon punimet Forumi i Shëndetit Mendor i OBSH-së.
Punimet e Forumit po ndiqen nga Misioni i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat e tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
Forumi zhvillohet në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor dhe ka në fokus të tij:
– diskutimin mbi zbatimin e iniciativave aktuale rajonale dhe globale të shëndetit mendor, përfshirë dhe situatat e emergjencave dhe konflikteve;
– zhvillimin e strategjive dhe mundësive të ardhshme në fushën e shëndetit mendor global, në kuadër të agjendës së OBSH-së dhe Programit të Përgjithshëm të 14-të të Punës.
– ndarjen e praktikave më të mira, politikave kombëtare në shërbimet e shëndetit mendor, gjetjeve kërkimore, inkurajimin e ndërhyrjeve dhe teknologjive të reja në shëndetin mendor.