Shqipëria do të marrë pjesë në procesin e shqyrtimit të raportit të radhës lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në vend nga Grupi i Punës për Rishikimin Periodik Universal të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut më 4 nëntor 2024, në Gjenevë.
Delegacioni i Shqipërisë do të kryesohet nga zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Megi Fino.