Gjenevë,21-22 tetor 2024
Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë u zhvillua takimi rajonal “Beijing+30 Regional Review”.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Denada Seferi, në fjalën e saj theksoi angazhimet e qeverisë shqiptare për zbatimin e politikave progresive që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në çdo fushë të jetës, përparimet e bëra dhe sfidat.