Gjenevë, 13 nëntor 2024
Misioni i Shqipërisë në Gjenevë po merr pjesë në punimet e Takimit të Palëve të Larta Kontraktuese të Konventës për disa Armë Konvencionale (CCW), e cila zhvillohet në Gjenevë në datat 13-15 nëntor 2024.
Takimi i Palëve të Larta Kontraktuese është takimi më i rëndësishëm vjetor i Konventës dhe ndër të tjera në të do të diskutohen statusi dhe zbatimi i konventës e protokolleve të saj, si pjesë e rëndësishme e platformës së sigurisë ndërkombëtare dhe drejtës ndërkombëtare humanitare, universalizimi, masat e mirëbesimit dhe transparencës nëpërmjet paraqitjes së raporteve kombëtare dhe vlerësimi i punës së grupit të ekspertëve qeveritarë lidhur me teknologjitë në fushën e sistemit të armëve autonome vdekjeprurëse.