Gjenevë, 17 shtator 2024
Në datat 16-17 shtator 2024, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi raportoi përpara Komitetit për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë.
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore ishte në fokus të diskutimeve.
Shqipëria mbetet e angazhuar për zbatimin e Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.