Gjenevë, 22 janar 2025
Shqipëria iu bashkua Aleancës Globale për t’i dhënë fund Pashtetësisë
Shqipëria do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar që çdo individ të gëzojë të drejtën e një kombësie pa diskriminim dhe të mbrojë të drejtat e personave pa shtetësi.
Shqipëria njeh rëndësinë themelore të mbrojtjes së të drejtave të personave pa shtetësi. Shqipëria është e angazhuar për t’i dhënë fund pashtetësisë dhe do të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar kuadrin ligjor të krijuar për të mbrojtur të drejtat e personave pa shtetësi.
Shqipëria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të trajtuar pashtetësinë. Shqipëria ka marrë pjesë në Fushatën #IBelong për t’i dhënë fund pashtetësisë, e nisur nga UNHCR. Në Segmentin e Nivelit të Lartë për Pashtetësinë në vitin 20219 dhe Forumet Globale të Refugjatëve në vitet 2019 dhe 2023, Shqipëria u zotua të ndërmarrë veprime konkrete për eliminimin e pashtetësisë, duke treguar përkushtimin e saj ndaj objektivave të Fushatës.
Anëtarësimi në Aleancë do t’i mundësojë Shqipërisë të kontribuojë në mënyrë aktive në përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar që çdo individ të gëzojë të drejtat për një kombësi pa diskriminim dhe të mbrojë të drejtat e personave pa shtetësi.