Gjenevë, 19 shtator 2024
Ambasadorja e Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi priti në takim ambasadorin e ri të Spanjës pranë zyrës së OKB-së në Gjenevë, z.Marcos Gòmez Martínez.
Spanja është vend kandidat për anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027.
Misioni i Shqipërisë mirëpret forcimin e bashkëpunimit mes dy misioneve në fushën e të drejtave të njeriut në KDNJ dhe në kuadër të organizatave të tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë.