Gjatë takimit të Nivelit të Lartë të Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani u takua me Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, z. Volker Türk. Ministri Hasani ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për mandatin e tij dhe përgëzoi përpjekjet në avancimin e të drejtave të njeriut.
Si anëtare e Këshillitm Shqipëria do të bashkëpunojë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, nxitjen e dialogut, si dhe forcimin e rolit të Këshillit