Gjenevë, 4 nëntor 2024
Grupi i Punës i Rishikimit Periodik Universal (UPR) i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për herë të katërt shqyrtoi të dhënat e Shqipërisë mbi të drejtat e njeriut, ditën e hënë më 4 nëntor 2024, në Gjenevë.
Shqipëria është një prej 14 Shteteve që u vlerësua nga Grupi i Punës i UPR-së gjatë sesionit të 47-të. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë nga UPR-ja për Shqipërinë u mbajtën në dhjetor të vitit 2009, prill të vitit 2014 dhe maj të vitit 2019.
Grupi i Punës i UPR-së përfshin 47 Shtete Anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, secili prej 193 Shteteve Anëtare të OKB-së mund të marrë pjesë në rishikimin e vendeve.
Delegacioni i Shqipërisë i kryesuar nga zv.ministrja për Evropën dhe Punët e e Jashtme znj. Megi Fino përcolli vlerësimin e Qeverisë Shqiptare për punën e ndërmarrë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Rekomandimet e paraqitura nga shtetet anëtare gjatë UPR-it janë një pjesë thelbësore e angazhimit të Shqipërisë për përmirësim të vazhdueshëm.
Shqipëria vlerëson se komentet konstruktive janë thelbësore për përparimin dhe mbetet e angazhuar për të shqyrtuar të gjitha rekomandimet me kujdesin e duhur.