Gjenevë, 9 dhjetor 2024
KDNJ
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut votoi Presidentin e Ri të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Ambasadorin e Zvicrës z.Jurg Lauber për vitin 2025.
KDNJ zgjodhi tre Zëvendëspresidentët e Këshillit: Ambasadorët e Kongos, Bangladeshit dhe Rumanisë.
Në fjalën e saj Ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi shprehu mirënjohjen për Presidentin e Këshillit, Ambasador Omar Zniber, për zëvendëspresidentët dhe bashkëlehtësuesit, për angazhimin e tyre për të rritur efektivitetin e Këshillit dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ambasadorja Hysi i shprehu urimet më të mira Presidentit të ri të Këshillit dhe Zëvendëspresidentëve të rinj të zgjedhur.
Shqipëria si anëtare e Këshillit do të vijojë të jetë e angazhuar për të bashkëpunuar me ekipin e ri.