Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë Ambasadës së RSH në Berlin në datat 4, 5, 6, 11, 12, 13, 18, 19, 20, 25, 26, 27 mars 2024, mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e dokumenteve nga e Hëna deri të Mërkurën, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Nëse paraqiteni jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara më sipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur. Në fundjavë (e Shtunë dhe e Diel) Ambasada është e mbyllur dhe nuk ofrohet asnjë shërbim.
Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
Ambasada e RSH në Berlin