Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Berlin, në një atmosferë magjepse dhe të ngrohtë, më 20 nëntor 2024, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani Berlin organizoi koncertin “Ethno Jazz nga Shqipëria”, me këngë nga të gjitha krahinat shqiptare nga Vikena Kamenica & Melos Project Band.
Morën pjesë zyrtarë të institucioneve gjermane, trupi diplomatik dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Gjermani.
Koncerti u hap me një përshëndetje të veçantë të Ambasadores, znj. Adia Sakiqi.
Nën magjinë e zërit mahnitës të Vikenës dhe me performancën emocionuese të grupit të saj muzikor publiku përjetoi momente të paharrueshme të një udhëtimi emocional në trashëgiminë artistike dhe historinë e lashtë shqiptare.
Mirënjohje dhe falenderime artistëve tanë të jashtëzakonshëm që nëpërmjet artit dhe muzikës së tyre e bënë këtë mbrëmje vërtet magjike.
Një falënderim i veçantë për z. Gent Lazri dhe ChoralSpace për mbështetjen në organizimin e këtij aktiviteti.
Gëzuar Festat e Nëntorit!