Më 5 dhjetor 2024, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Hamburg, Gjermani, ku u takua me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, z. Peter Tschentscher.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunime të reja në turizëm, por edhe për titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, që Tirana do të mbajë vitin tjetër.