“Ne bashkepunim me Konsullen e Nderit ne landin e NRW znj. Anduena Stephan, Ambasadori Artur Kuko u takua me perfaqesues te organizatave qe bashkojne shqiptaret ne kete land.
Gjate takimit Ambasadori informoi ne lidhje me Samitin e Diaspores, qe do te mbahet ne Tirane ne dt 18-20 nentor dhe percolli mesazhin e Kryeministrit Rama drejtuar bashkatdhetareve tane ne lidhje me kete ngjarje madhore, qe synon te rrise dhe te institucionalizoje bashkepunimin me diasporen.
Gjate takimit ambasadori gjithashtu informoi te pranishmit ne lidhje me aplikimin e ri e-konsullata, i cili synon te lehtesoje komunikimin me bashkatdhetaret tane vecanerisht sa i perket tematikave konsullore”.