Fitimi i shtetesise
Për të marrë këtë shërbim konsullor ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të ambasadës.
-
A) Fitimi i shtetësisë me lindje
Çdo fëmijë që lind jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare e fiton vetiushtetësinë shqiptare.
Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në ambasadë për deklarimin e lindjes së fëmijës me dokumentet e nevojshme:
– Certifikatën e lindjes së fëmijës;
– Deklaratën e prindit jo shqiptar për pëlqimin e tij që fëmija të marrështetësinë shqiptare.
Të dy këta dokumente duhet të jenë të vertetuar nga autoritetikompetent i vendit përkatës
-
B) Fitimi i shtetësisë me natyralizim
Fitimi i shtetësisë me natyralizim bëhet kur i huaji plotëson kushtet e përcaktuara nga ligji për shtetësinë shqiptare:
- Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
- Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëmënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet;
- Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme;
- Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisëose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikondënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtime nga ky rregullbëhen në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike.
- Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe;
- Me marrjen e shtetësisë të mos preket siguria dhe mbrojtja e Republikës së Shqipërisë.
Shënim: Republika e Shqipërisë lejon dyshtetësinë, pra për të fituarshtetësinë shqiptare të huajt nuk janë të detyruar të lënështetësinë/shtetësitë e vendeve nga vijnë.
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim:
- Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës sëShqipërisë. Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit(emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë tëvendbanimit të tij të përhershëm dhe adresën ku pret informim përecurinë e aplikimit të tij si dhe arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisëshqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë ngakërkuesi;
- Mendimi me shkrim i nëpunësit që pranon dokumentet për nivelin e njohurive të gjuhës shqipe;
- Certifikata e lindjes, origjinale dhe e legalizuar në ambasadë;
- Leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë sipas kritereve të ligjit përshtetësinë (fotokopje e noteruar), nëse banon në Shqipëri;
- Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qira të banesës (fotokopje e noteruar);
- Kontrata e punës për të punësuarit ose vërtetimi nga zyra e tatimeve për të vetpunësuarit ose investitorët (fotokopje e noteruar);
- Dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noteruar);
- Dëshmia e penalitetit e marrë në vendin e origjinës dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim legal për gjashtë muajt e fundit;
- Dokumenti që vërteton qenien azilant, nëse është i tillë (fotokopje e noteruar);
- Mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore për sjelljen dhe qëndrimin e kërkuesit, nëse banon në Republikën e Shqipërisë;
- Fotografia e aplikuesit, tre copë ( në rast se ka fëmijë të mitur, fotografi për secilin prej tyre);
- Certifikata (kur është e nevojshme) për të vërtetuar origjinën shqiptare të kërkuesit, deri në dy shkallë, qoftë dhe nga njëri prind.
Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet ambasadës
Për shërbimet që do të kryhen, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsulloredhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.