Forum i suksesshëm biznesi mbi të bërit biznes në Shqipëri, organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Bavarisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e Zv.Ministres, znj. Olta Manjani, Ministrit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, z. Eric Beißwenger, Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, Konsulles së Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih, znj. Gentiana Mburimi dhe Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bavari, z. Markus Schuhmann.
Ky forum ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë një bilanc të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Bavarisë, me fokus në sektorët kyç të biznesit dhe investimeve në Shqipëri, kryesisht energjinë, ICT, etj.
Në vijim, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, z. Eric Beißwenger, i shoqëruar nga përfaqësues të kompanive gjermane, do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri për të nisur projekte të reja konkrete për bashkëpunimin ekonomik.