Një shkëmbim i frytshëm në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore IOS në Regensburg.
Në Javën Evropiane, me temën “A e njeh Shqipërinë?” Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, znj. Adia Sakiqi, zhvilloi një takim me akademikët e IOS, Prof. Dr. Ulf Brunnbauer, Drejtor Akademik në Institutin e Leibniz për Evropën Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Regensburgut; Prof. Dr. Guido Hausmann, Shef i Departamentit të Historisë – Profesor i Historisë së Evropës Juglindore dhe Lindore, Universiteti i Regensburgut; z. Tillmann Tegeler, Shef i Departamentit të Bibliotekës dhe Infrastrukturës Kërkimore Elektronike dhe z. Andi Balla, Studiues Doktoral (Kandidat PhD).
Mirëpresim të forcojmë bashkëpunimin tonë akademik me projekte të reja.