Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë Ambasadës së RSH në Berlin në datat 5 , 6 , 7 , 12 , 13 , 14 , 19 , 20 , 21 , 26 , 27 , 28 shkurt 2024, mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e dokumenteve nga e Hëna deri të Mërkurën, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Nëse paraqiteni jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara më sipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.
Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Në fundjavë (e Shtunë dhe e Diel) Ambasada është e mbyllur dhe nuk ofrohet asnjë shërbim.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
Ambasada e RSH në Berlin